Marina franceze deklaroi se janë kapur rreth 4.25 ton kokainë në ujrërat e Paqësorit.
Anija, nga Amerika Qendrore dhe që besohet se ishte nisur për në Afrikën e Jugut u ndalua në Polinezinë Franceze, ku u sekuestruan rreth 174 pako me lëndë narkotike.
Anija ishte identifikuar si e dyshimtë nga autoritetet franceze si pjesë e një hetimi në bashkëpunim me Doganën e Zelandës së Re, të cilat ofruan ndihmë me inteligjencën detare për të mbështetur përgjimin.
Hetimet kanë nisur në kuadër të operacionit kundër trafikimit të lëndëve narkotike, ndërsa policia franceze nuk ka dhënë detaje të mëtejshme në lidhje me autorët./mxh
