Një stuhi e quajtur “Leonardo” solli shira dhe erëra të forta këtë të enjte në Gadishullin Iberik.
Një person humbi jetën nga përmbytjet në Portugali, ndërsa një vajzë u zhduk pasi u rrëmbye nga vërshimi i një lumi në Spanjë.
Qyteti jugor portugez i Alcacer do Sal, rreth 90 kilometra nga Lisbona po lufton me ujërat në rritje nga lumi Sado, teksa qendrat e qytetit janë të përmbytura.
Në rajonin jugor të Andaluzisë në Spanjë, rreth 4 mijë njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre për shkak të stuhisë së vazhdueshme. Po ashtu, dhjetëra rrugë mbetën të mbyllura për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.
Agjencia meteorologjike e Spanjës ngriti nivelin më të lartë të alarmit në Spanjën jugore, por shtoi se një sistem tjetër stuhie pritej gjatë fundjavës. Leonardo është stuhia e fundit në një seri stuhish që kanë goditur Spanjën dhe Portugalinë në javët e fundit./mxh
