Drejtoria e Spitali të Elbasanit, ka shkarkuar nga detyra e tij shefin e Urgjencës, Dr. Ergys Micin.
Vendimi për shkarkimin e Micit nuk është zbuluar akoma.
I njohur si një koleg dhe profesionit i përkushtuar në punën e tij, Mici është vlerësuar për gatishmërin e tij dhe korrektësinë profesionale në punë.
Ndaj vendimi i marrë ndaj tij bëhet edhe më i dyshimtë për shkak se, sipas burimeve shefi i ri i Urgjencës rezulton të jetë aktualisht specializant në Tiranë dhe gjatë orarit të punës ndodhet jashtë Elbasanit.
Kjo ka ngjallur dyshimet për mënyrën se si po menaxhohet një shërbim që kërkon prezencë dhe përgjegjësi në çdo moment.
Deri tani, Drejtoria e Spitalit Rajonal Elbasan nuk kanë dhënë një shpjegim publik të detajuar mbi arsyet konkrete të këtij vendimi, ndërsa brenda stafit flitet për një shkarkim të padrejtë dhe të nxituar./et
