Last Updated on 09/02/2026 by EL
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së hënës për një të moshuar në Kolonaki të Greqisë, e cila është përballur me 2 hajdutë që hynë nga dera e ballkonit të shtëpisë së saj.
Autoritet vendase bëjnë me dije se dy të rinj kanë bastisur lehtësisht shtëpinë e të moshuarës, pasi befën brenda nga dera e ballkonit që 85-vjeçarja e kishte harruar hapur.
Sapo pa dy persona të panjohur brenda shtëpisë së saj, e moshuara tentoit të bërtiste por ata e imobilizuan dhe i lidhën këmbët me shirit ngjitës.
Pasi kontrolluan zonën dhe u siguruan se nuk kishte lëvizje, dy të rinjtë arritën të vidhnin bizhuterit e të moshuarës, të cilat kapnin vlerën afërsisht 10,000 euro.
Pas grabitjes ata u zhdukën nga vendngjarja dhe pak minuta më vonë gruaja arriti të lirohej. Ajo shkoi në një kafene në zonë dhe kërkoi ndihmë.
Për rrjedhojë thuhet se autoritetet vendase po vijojnë me hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./et
