Protestuesiut u mblodhën përpara selisë së policisë në Sydney, një ditë pas përplasjeve mes forcave të rendit dhe demonstruesve që kundërshtojnë vizitën në Australi të Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog.

Presidenti izraelit Isaac Herzog ndodhet këtë javë në Australi, pas një ftese nga Kryeministri Anthony Albanese.
Prania e Herzogut ka ngjallur reagime të forta nga një pjesë e opinionit publik australian.

Protestuesit e akuzojnë presidentin izraelit për bashkëpërgjegjësi në vdekjen e civilëve në Gaza, duke e cilësuar vizitën si të papranueshme në kushtet e konfliktit aktual.

Autoritetet australiane kanë rritur masat e sigurisë, ndërsa situata në Sydney mbetet e tensionuar./mxh
