Pas barazimit ndaj Lazios në kampionat, Juventusi ka nisur përgatitjet për sfidën ndaj Interit në “San Siro”, e programuar për mbrëmjen e së shtunës.
Skuadra u rikthye në stërvitje në qendrën stërvitore “Continassa”, pas një dite pushimi të dhënë nga trajneri Luciano Spalletti.
Weston McKennie u stërvit i diferencuar për shkak të një shqetësimi fizik, por pritet t’i bashkohet grupit në seancën e radhës.
Mesfushori amerikan nuk konsiderohet në dyshim për ndeshjen me Interin. Lajme pozitive ka edhe për Francisco Conceiçao, i cili ka kaluar problemet muskulore dhe është stërvitur normalisht me skuadrën.
Portugezi mungoi ndaj Lazios, por synon të jetë i gatshëm për transfertën në Milano. Të dy lojtarët pritet të jenë në dispozicion për sfidën e fundjavës./mxh
