Last Updated on 13/02/2026 by EL
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë sot një njofim me rëndësi sa i përket tifozëve të Kupës së Botës FIFA 2026, që synojnë të udhëtojnë drejt SHBA-ve për këtë event sportiv.
Ambasada bën me dije se tifozët nuk kanë pse presin deri në momentin e prerjes së biletës, por mund të aplikojnë për vizë menjëherë.
“Të gjithë tifozët e Kupës së Botës FIFA 2026™ kanë nevojë për dokumentacionin e duhur të udhëtimit për të vizituar Shtetet e Bashkuara. Tifozët që kanë nevojë për vizë amerikane, aplikoni SOT! Nuk keni pse të prisni derisa të keni blerë biletat për ndeshjet e Kupës së Botës FIFA 2026™ për të aplikuar për vizë. Ne lëshojmë viza vetëm për aplikantët që kualifikohen sipas ligjit të Shteteve të Bashkuara”,-thuhet në njoftim./et
