Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh kryesisht në pjesën e parë të ditës.
Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes me intensitet të ulët.
Gjatë ditës reshjet mbeten prezente në relievet malore në veri me intensitet të ulët, për tu riaktivizuar në orët ë mbrëmjes vonë në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët deri mesatar.
Në zonën e Alpeve, verilindje – lindje dhe juglindje në lartësitë mbi 800-900 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar. Në relievet e larta malore mbi 1800 metër reshje dëbore në formën e stuhive të dëborës./kb
Era do të fryjë juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 19 m/s./kb
