Last Updated on 17/02/2026 by Anisa
Kreu i Shtetit, Bajram Begaj gjatë fjalës së tij në seancën solemne për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. dha mesazhin se të dy vendet do të qëndrojnë gjithmonë krah njëra-tjetrës.
“Ne jemi një komb, Shqipëria është shtëpia juaj, Kosova është shpirti ynë.”,theksoi Begaj, teksa më tej vlerësoi rrënjët e thella të sakrificës dhe kontributit që çuan në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, duke nderuar intelektualët dhe luftëtarët që sakrifikuan për lirinë, të drejtat dhe identitetin kombëtar.
Ai shtoi se historia e Kosovës është histori krenarie për mbarë kombin shqiptar dhe për miqtë e partnerët strategjikë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet perëndimore, duke kujtuar ndërhyrjen e NATO për të ndalur katastrofën humanitare dhe për të mundësuar rikthimin e qytetarëve në trojet e tyre.
Në fjalën e tij, Begaj shprehu mbështetje për ish-drejtuesit e luftës së UÇK-së që po përballen me drejtësinë në Hagë, duke përmendur emra si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
“Zërat tona janë me dëshmorët e lirisë, por sot mendimi ynë është edhe me ata që po përballen me betejë të vështirë, të padrejtë dhe vendimtare në Hagë. Historia e Kosovës nuk mund të shkruhet pa emrat e Thaçit, Veselit, Krasniqit, Selimit dhe bashkë luftëtarëve të tyre. Ata që udhëhoqën popullin drejt lirisë, po përballen me akuza të montuara duke na bërë të gjithëve të ndihemi të fyer, të paragjykuar dhe të akuzuar. UCK që mori armët për të kërkuar lirinë, do jenë simbole të lirisë. E vërteta nuk mund të tjetërsohet, historia nuk mund të rishkruhet, sepse liria ka emër, liria meriton drejtësi, liria meriton mirënjohje. Shqipëria është me UÇK, qytetarët e Kosovës”, tha Begaj./A.D
