Një 30-vjeçar shqiptar u arrestua në flagrancë nga policia italiane në Rimini për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen.
Disa ditë më parë, policia mori raportime për një burrë që po kryente disa pazare droge duke përdorur makinën e tij të parkuar pranë një pallati në qendër të qytetit. Më pas, siç shkruajnë mediat italiane, policia organizoi një kontroll, i cili lejoi gjetjen e makinës së tij.
Shqiptari u ndalua menjëherë nga karabinierët dhe u kontrollua, duke rezultuar në sekuestrimin e 1 kg kokainë dhe disa kutive të tjera.
Për më tepër, trafikanti shqiptar i drogës mbante një pistoletë lodër të llojit ‘Totitaio’ dhe për këtë arsye u arrestua për posedim të lëndëve narkotike dhe u dërgua në burgun lokal në dispozicion të autoriteteve gjyqësore./mxh
