Last Updated on 18/02/2026 by David
Në vitet e fundit, Bayerni është detyruar të zhvilloj negociata të komplikuara për kontrata. Sidomos agjentët e yjeve të Bayern dhe të përforcimeve të mundshme kanë bërë kërkesa marramendëse, duke e detyruar klubin të paguaj bonuse nënshkrimi dhe paga shumë të larta.
Në një intervistë, Uli Hoeness njoftoi se synon të kundërpërgjigjet në marrëveshje me drejtuesit e tjerë të klubit: “Herbert Hainer, Max Eberl, Jan Dresen, Rumenigge dhe unë jemi në një mendje: Do ta vendosim në diskutim gjithë çështjen e agjentëve!
Dhe nuk do të tolerojmë më që agjentët të vendosin se si do të shkojnë gjërat,” ishte deklarata e fortë e presidentit të nderit. “Kontributi i tyre është gjithnjë e më i papërpjesëtueshëm me tarifat që kërkojnë dhe që shpesh përfundojnë duke u paguar. Ata fitojnë shumë para për atë që bëjnë,” deklaroi ai./ D.C
