Last Updated on 18/02/2026 by Monika
Një aksident i rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lushnjë- Fier. Sipas raportimeve një automjet ka përplasur një këmbësor në afërsi të fshatit Rrapëz.
Dyshohet se këmbësori ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Policia raportohet se ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për informacione të mëtejshme./mxh
