Last Updated on 23/02/2026 by EL
Kryeministri Edi Rama është larguar nga Vlora me helikopter, pasi qëndroi për rreth 3 orë në qytetin bregdetar.
Kryeministri krahas vizitës ka kryer edhe disa inspektime në Vlorë, ku është ndalur në qendrën multifunksionale pranë Sheshit të Flamurit në Vlorë, më pas ka inspektuar punimet në muzeun hebraik, për të vijuar me një tjetër inspektim në zonën pranë ish-rrugës së Hebrenjve, në qendrën historike të qytetit.
Agenda e kryeministrit ka vijuar edhe në Orikum. Ndërkohë para se të shkonte në Vlorë, Rama kreu një vizitë me helikopter edhe në Korçë./ET
