Last Updated on 23/02/2026 by Monika
E ardhmja e Diego Simeones te Atletico Madridi është vënë sërish në diskutim pas raportimeve në Spanjë që e lidhin me Interin për sezonin e ardhshëm.
Sipas raportimeve iberike, trajneri argjentinas mund të largohet në fund të këtij edicioni për të nisur një aventurë të re në Serie A. Flitet për një marrëveshje paraprake mes palëve, edhe pse ai ka kontratë me klubin madrilen deri në vitin 2027.
Simeone ka drejtuar Atleticon për rreth 16 vite, duke e kthyer skuadrën në një nga ekipet më konkurruese në Spanjë dhe Europë. Nën drejtimin e tij, klubi fitoi dy tituj kampion në La Liga, duke sfiduar dominimin tradicional të Real Madridit dhe Barcelonës.
Megjithatë, deri tani nuk ka konfirmim zyrtar nga asnjëra palë. Mbetet për t’u parë nëse këto raportime do të konkretizohen në fund të sezonit./mxh
