Vesa Vllasaliu ka ndarë me publikun momentet më të veçanta të jetës së saj personale, duke folur hapur për romancën me Mirlind Dakun dhe për ndryshimin më të madh në jetë të qenit nënë. Në një intervistë ekskluzive për Prive by Liberta Spahiu, modelja rrëfeu detaje të ëmbla nga njohja me partnerin dhe eksperiencën e re si prind.
Takimi i tyre i parë ndodhi në dasmën e Adrit dhe Ilirianës, një çast që shënoi fillimin e ndjenjave: “Ai më kushtonte vëmendje çdo ditë dhe kjo më tërhoqi shumë,” tha ajo.
Prej dy muajsh, Vesa dhe Mirlindi po përjetojnë lumturinë e të qenit prindër. “Është ndjenja më e bukur që mund të përjetosh. Vajza jonë më ka plotësuar ëndrrën më të madhe që kam pasur,” rrëfeu ajo.
Ajo sqaroi edhe spekulimet për një krizë të mundshme në çift. Veprimi i “unfollow” në rrjetet sociale ishte thjesht një moment inatosjeje dhe nuk kishte asnjë lidhje me ndarje: “I hoqëm për disa minuta dhe menjëherë i dhamë follow prapë. Mediat e interpretuan gabimisht,” tha Vesa.
Rrëfimi përfshiu edhe takimet me familjet, ku ajo tregoi vizitën e Mirlindit në Zvicër për të njohur prindërit e saj dhe vizitat e saj te familja e tij, çaste që forcuan marrëdhënien dhe krijuan baza të forta për të ardhmen.
Një pjesë e ndjeshme e intervistës ishte përvoja pas lindjes, ku Vesa foli hapur për momentet e vështira dhe për depresionin post-partum, duke ofruar mbështetje për gra të tjera që përballen me të njëjtat sfida./mxh
