Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, i ka bërë të ditur homologut britanik Keir Starmer se qeveria e tij do të mbështeste çdo iniciativë për përjashtimin e Andrew Mountbatten-Windsor nga linja e trashëgimisë së fronit britanik.
Albanese e shprehu këtë qëndrim në një letër zyrtare drejtuar kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, duke sinjalizuar gatishmërinë e Australisë për të miratuar ndryshime të mundshme në statusin e Dukës së Jorkut.
Zhvillimi vjen në një moment delikat për ish-princin, i cili u arrestua të enjten. Policia e Thames Valley konfirmoi më pas në një deklaratë se kishte ndaluar “një burrë në të gjashtëdhjetat nga Norfolk, nën dyshimin për shpërdorim të detyrës publike”.
Pas procedurave fillestare, Andrew u lirua nga stacioni i policisë, ndërsa hetimet lidhur me çështjen vijojnë./mxh
