Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave, Ergys Verdho ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e mbajtur për bllokimin e aksit rrugor Librazhd-Pogradec.
Verdho u shpreh se masivi i shembur, kishte një rrëshqitje të aktivizuar 30 vjet më parë. Ai shtoi më tej se gjithë strukturat janë në terren dhe po punojnë për zgjidhjen e problematikës.
“Masivi, jo rruga apo hekurudha, ka një rrëshqitje të aktivizuar me 30 vjet përpara. Ky masivi ngarkuar nga shirat e muajve të fundit, bëri të mundur planin rëshqitës. Gjithë strukturat tona janë në terren, janë marrë masat. Gjithë po punojnë për zgjidhjen e problematikës. Do marrim masa për mobilizimin dhe mënjanimin e ujërave në atë zonë.
Shpresojmë që shirat që most ë jenë prezente. Gjithë rrugët apo hekurudhat marrin drejtim nga konsulencat dhe superivizioni është prezent. Konsulenca që bën hekurudhën është Suezi, një nga kompanitë më të mëdhaja të kontraktuara për Korridorin e 8-të. Fazën e dyte nga Rrogozhina deri në Pogradec dhe lidhjen me RMV e ka në dorë një kompani prestigjioze e cila del me një përfundim në marsin e vitit 2027. Po bëjmë investigimin topografik aktualisht, në pranverë dhe verë do të bëjmë investigimin gjeologjik, për shkak të kushteve atmosferike. Do përgatiten projektet e detajuara strukturale. Do ritet niveli i tuneleve”, u shpreh Verdho./mxh
