Last Updated on 26/02/2026 by Kesjana
Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një njoftimi gjatë ditës së sotme 26 shkurt, lajmëron se do të kryejë një shpërthim të kontrolluar në sasi të vogla eksplozivi në rrugën e Llogarasë.
ARRSH shprehet se kjo bëhet në funksion të hapjes të trasesë së rrugës, pa e penguar trafikun.
“Punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit të mjeteve gjatë këtij procesi”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë i ARRSH-së:
Në vijim të punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Llogarasë, siç kemi bërë me dije edhe më parë, ditën e sotme, në orën 12:00, 1150 ml nga dalja e tunelit të Llogarasë, në drejtim të Palasës, është parashikuar të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi, në funksion të hapjes së trasese së rrugës, pa penguar trafikun.🚘
⚠️Punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit të mjeteve gjatë këtij procesi.
🙏 Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve deri në përfundimin e plotë të këtij procesi pune./kb
