Barcelona është tronditur sot me një nga lajm nga infermieria. Kapiteni Frenki De Jong është dëmtuar dhe duhet të qëndrojë jashtë për 3 deri në 4 javë.
Kjo është një humbje e madhe për ekipin e Flik, që do të kalojë disa ndeshje të vështira. Mungesa e De Jong do të ndihet për rreth 7 takime.
Barcelona nuk do e ketë mesfushorin në fazën 1/8 të Ligës së Kampioneve, ndërsa vendoset përballë Njukasëllit ose PSG-së. Po ashtu as për sfidën e dytë të Kupës së Mbretit me Atletiko Madrid. Ndeshjet e kampionatit që pritet të mungojë janë ndaj Vijarealit, Atletik Bilbaos, Seviljas dhe Rajo Vajekanos.
Barcelona i ka vuajtur jo pak dëmtimet. Tashmë Flik duhet të mendojë për një mesfushë të re./mxh
