Last Updated on 27/02/2026 by Anisa
Kryeministri Edi Rama mblodhi sot qeverinë, vetëm një ditë pas ndryshimeve surprizënë ekipin e tij. Lëvizjet u njoftuan në mbledhjen maratonë të grupit parlamentar socialist, ku Rama bëri me dije shkarkimet e tri figurave kyçe të kabinetit.
Në qendër të riorganizimit është Belinda Balluku, e cila u shkarkua nga posti i Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Balluku nuk mori pjesë në mbledhjen e sotme të qeverisë, ashtu si edhe dy zyrtarë të tjerë të larguar, Pirro Vengu, ministër i Mbrojtjes, dhe Elisa Spiropali, ministre e Punëve të Jashtme.
Ndër emrat e rinj që u prezantuan në kabinet janë:
Albana Koçiu, e cila merr rolin e Zëvendëskryeministres.
Enea Karakaçi, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ermal Nufi, ministër i Mbrojtjes.
Ferit Hoxha, Ministër i Jashtëm.
Besfort Lamallari, Ministër i Brendshëm.
Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë.
Erjona Ismaili, Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Këto ndryshime pritet të ndikojnë në dinamikën politike të qeverisë, duke shënuar një fazë të re për kabinetin Rama./A.D
