Një fjalë nga një ikonë e muzikës italiane gjithmonë ka peshë. Legjeneda italiane Adriano Celentano e ka treguar këtë duke shprehur publikisht mbështetjen për shqiptarin Ermal Meta, i cili konkurron këtë vit në Sanremo me këngën e tij “Stella stellina”.
Kënga, e përshkruar si një lule e gjallë e muzikës bashkëkohore, është një ninullë e fuqishme për fëmijët palestinezë. Delikate në formë, por e fortë në përmbajtje, ajo trajton temën e luftës pa e përmendur kurrë drejtpërdrejt, duke zgjedhur rrugën e poezisë. Një material muzikor që reflekton dhimbjen, frikën dhe pafajësinë përmes fjalëve të thjeshta, por të thella.
Celentano nuk e kurseu vlerësimin e tij dhe e shprehu atë me një postim në Instagram: “Bravo Ermal, kënga jote është e mrekullueshme dhe e ke kënduar kaq bukur sa që është pothuajse e pamundur të mos fitosh.”
Mbështetja e një artisti që ka shënuar gjenerata të tëra rrit ndjeshëm vëmendjen mbi Ermal Metan, tashmë i konsideruar një nga protagonistët kryesorë të këtij edicioni të Festivalit./mxh
