Last Updated on 28/02/2026 by Anisa
Siguria dhe rendi publik kanë qenë ndër çështjet më të ndjeshme dhe më të debatueshme të tranzicionit shqiptar. Megjithatë, në 36 vite pluralizëm, asnjë ministër i Brendshëm (dikur i quajtur ministër i Rendit Publik) nuk ka arritur të përfundojë një mandat të plotë katërvjeçar në krye të këtij institucioni kyç.
Nga Fatjona Mejdini
Siguria dhe rendi publik kanë qenë një nga çështjet më të mprehta të tranzicionit. Megjithatë, në 36 vite, asnjë ministër i Brendshëm (dikur i quajtur ministër i Rendit Publik) nuk ka arritur të përfundojë një mandat të plotë 4-vjeçar.
Nga 32 ministra të emëruar, më afër përfundimit të një mandati të plotë ka qenë Saimir Tahiri, me 3 vite e 6 muaj në detyrë pa ndërprerje. Mandatin më të shkurtër e ka pasur Ali Kazazi, vetëm 20 ditë gjatë qeverisë së Pajtimit Kombëtar.
Më shumë se gjysma e tyre, 18 ministra, kanë zgjatur më pak se një vit…
Këto shifra nuk janë thjesht statistikë. Ato tregojnë qartë mungesën e stabilitetit në një nga institucionet më kyçe të shtetit dhe, natyrisht/fatkeqësisht, faktin se problemet reale në vend nuk kanë qenë kurrë një prioritet politik./A.D
