Ushtria e Shteteve të Bashkuara konfirmoi se për herë të parë ka përdorur në luftime dronë sulmues njëpërdorimësh gjatë goditjeve ajrore ndaj Iranit.
Sipas deklarates së Pentagonit, behet fjalë për mjete ajrore pa pilot të tipit “Low-Cost Unmanned Combat Attack System” të cilat përshkruhen si drone me kosto të ulet dhe te modeluar sipas dronëve iranianë të tipit “Shahed”.
Këta dronë janë projektuar per sulme direkte dhe shpërthejnë pas goditjes së objektivit.
Operacioni i ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli konsiderohet si një nga ndërhyrjet më të mëdha ushtarake ndaj Iranit në dekadat e fundit. Pentagoni bëri të ditur se gjatë operacionit nuk pati viktima apo të plagosur nga radhët e forcave amerikane./MXH
