Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se ka zhvilluar një bisedë me presidentin e Qipros, Nikos Christodoulides, në lidhje me incidentin që përfshiu bazën ushtarake britanike në Akrotiri.
Ajo theksoi se, megjithëse Republika e Qipros nuk ishte objektiv i drejtpërdrejtë i sulmit, Bashkimi Evropian qëndron i bashkuar përballë çdo kërcënimi ndaj shteteve anëtare.
“Ne qëndrojmë kolektivisht, vendosmërisht dhe pa mëdyshje me Shtetet tona Anëtare përballë çdo kërcënimi”, është shprehur ajo.
Deri më tani nuk janë raportuar dëme apo viktima, ndërsa autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën dhe të hetojnë rrethanat e incidentit./ kb
