I ftuar në Fan Club pas eliminimit nga Big Brother, Marko diskutoi për lojën e tij në shtëpi, e një ndër çështjet që u ndal ishte dhe video virale ku duket se i mbyll me qëllim derën e ballkonit Stenaldos gjatë debatit me Mirin.
“U habita që ishte bërë aq e madhe jashtë. Unë e dua shumë Stenaldon, si person. Me të kam diskutuar shumë, kemi bërë gallata, e dua shumë si person, jo si lojtar. Kam pasur diskutime shumë me të rreth jetës, rreth muzikës që na lidh me njëri-tjetrin,” tha Marko.
Ai shtoi se veprimi i tij nuk kishte asnjë qëllim të keq:
“Unë nuk isha fare pjesë e debatit të tyre, shkova t’ia mbyllja derën me shaka, kur e pashë që ishte nxirë në fytyrë e lash, dera ndejti hapur. U habita që kjo gjë ishte keqkuptuar jashtë. I kërkoj shumë ndjesë publikut.”
Reagimi i Markos vjen pas një vale reagimesh nga fansat dhe shikuesit e Big Brother, të cilët kanë diskutuar gjerësisht për këtë moment, duke ngjallur debate mbi qëllimet dhe humorin e tij brenda shtëpisë./mxh
