Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën Castelluccio dei Sauri, provinca e Foggias në Itali. Një fëmijë shqiptar i moshës 10-vjeçare, i quajtur Alessio, humbi jetën tragjikisht teksa luaante në qendër të fshatit pranë një shatërvani.
Fëmija po luante afër shatërvanit në sheshin kryesor, ku ka rrëshqitur ose ka humbur ekuilibrin, duke goditur fort kokën, qafën dhe pjesën e sipërme të trupit.
Pas goditjes, ka humbur ndjenjat dhe ka pësuar një arrest kardiak të menjëhershëm.
Edhe pse një mjek i pranishëm filloi menjëherë ndërhyrin, bashkë me ekipin emergjencës, përpjekjet për ta rikthyer në jetë qenë pa sukses.
Policia dhe karabinierët kanë nisur hetimet për të sqaruar dinamiken e saktë të ngjarjes./mxh
