Edhe muskujt kanë memorje, dhe arrijnë të kujtojnë periudhat inaktive. Bëhet fjalë për raste dëmtimesh, sëmundje apo edhe rënie e aktivitetit për shkak të moshës.
Kjo kujtesë molekulare, ka shumë ndryshim në bazë të moshës, pra te të rinjtë dhe të moshuarit. Tek të parët ndihmon në rikuperim, ndërsa tek te moshuarit rëndon më tepër përkeqësimin.
Zbulimi dhe faktimi i këtij mekanizmi është mjaft i rëndësishëm, pasi mund të ndihmojë në projektimin e strategjive më efikase per shërim, duke përzgjedhur edhe ushtrimet e duhura dhe intensitetin e tyre.
Muskujt e trupit kujtojnë histori force dhe dobësie, dhe këto memorje molekulare, sipas autorëve të studimit, mund të grumbullohen me kalimin e kohës, duke ndikuar në mënyrën se si përgjigjen kur përballen me një tjetër periudhe inaktiviteti, si pasojë e një lëndimi apo dëmi.
Studimi është publikuar në revistën Advanced Science dhe është realizuar nga një grup pune mes universiteteve italiane dhe atyre norvegjeze./mxh
