Rrjeti i bazave nëntokësore të raketave të Iranit, të quajtura shpesh “qytete raketash”, ishte menduar si një nga armët strategjike më të forta të vendit. Por gjatë konfliktit të fundit, me sulmet e SHBA-së dhe Izraelit, ky sistem po shndërrohet në një “thembrë Akili”.
Çfarë janë “qytetet e raketave”
Irani ka ndërtuar bazë të mëdha nëntokësore ku ruhen dhe lëshohen raketa balistike. Këto struktura janë projektuar për të mbrojtur raketat nga bombardimet dhe për t’i fshehur nga satelitët.
Që nga fillimi i përplasjes, Irani ka lëshuar më shumë se 500 raketa ndaj Izraelit, bazave amerikane dhe objektivave në rajonin e Gjirit Persik. Megjithatë, shumë prej tyre janë interceptuar dhe kapaciteti i Iranit për të vazhduar sulmet duket se po zvogëlohet.
Çfarë thonë analistët:
Analistët thonë se problemi kryesor është se vendndodhjet e shumicës së bazave tashmë janë të njohura nga SHBA dhe Izraeli.
Avionë dhe dronë patrullojnë vazhdimisht mbi zonat ku ndodhen këto baza. Ata godasin menjëherë sapo hapen hyrjet ose shfaqen lëshuesit e raketave. Sipas ekspertëve, koncepti i bazave nëntokësore ka një mangësi, që sistemet që dikur ishin të lëvizshme dhe të vështira për t’u zbuluar, kur futen në struktura fikse bëhen më të lehta për t’u identifikuar dhe shkatërruar.
Satelitët kanë regjistruar dëmtime në bazat e raketave, si në Kermanshah dhe Tabriz.
Sipas komandës amerikane në Lindjen e Mesme, lëshimet e raketave iraniane kanë rënë rreth 86% brenda katër ditësh./mxh
