Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishte e ftuar në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ku foli për iniciativën e shumëpritur të këtij viti, “Grand 2026”, e cila synon të mbështesë ekosistemin e startup-eve në Shqipëri.
Ministrja theksoi se ky program përbën një mundësi unike për të rinjtë dhe sipërmarrësit me ide inovative, duke u ofruar mundësinë për të marrë financim nga qeveria për zhvillimin e projekteve të tyre, qoftë për ide të reja që sapo lindin, biznese në faza të hershme, apo për ndërkombëtarizimin e produkteve ekzistuese.
Përmes “Grand 2026”, të rinjtë mund të përfitojnë mbështetje financiare që varion nga 75% deri në 100% të vlerës së projektit, duke rritur kështu potencialin e inovacionit dhe zhvillimit të bizneseve në vend.
Aldo: Pse “Grand 2026” konsiderohet një moment i rëndësishëm për zhvillimin e ekosistemit të startu-peve në Shqipëri këtë vit?
Delina Ibrahimaj: Janë të gjithë të rinjtë dhe të rejat e këtij ekosistemi të cilat mezi presin që të vijë ky moment i vitit, ku shpallet thirrja dhe kanë mundësinë që të financohen nga qeveria për idetë e tyre.
Aldo: Çfarë ndikimi konkret pritet që të ketë “Grand 2026” tek të rinjtë dhe sipërmarrësit që duan dhe kanë ide inovative?
Delina Ibrahimaj: Është një aplikim për fonde/grandë dhe të cilat merren nëpërmjet ideve të reja. Mund t’i marrë një i ri i cili nuk të zhvilluar asnjë ide për biznese, mund t’i marrë një i ri ose e re që ka një biznes nën pesë vjet jetë që nga themelimi, i cili ka pasur një ide, e ka zhvilluar idenë dhe ka gati një produkt për ta rritur dhe për ta tregtuar. Ose mund ta marrë një tjetër subjekt, i cili e ka në treg idenë, por kërkon që ta ndërkombëtarizojë, do që ta zhvillojë akoma më shumë. Të gjithë ata që janë në fushën e inovacionit dhe kanë një ide inovative jo domosdoshmërisht të lidhur me teknologjinë. Ideja inovative lidhet edhe me një produkt apo shërbim që nuk ekziston. Mund të bëjnë aplikimet, të na i paraqesin dhe të përfitojnë 100% grand, nëse është një ide e re, pra nëse biznesi nuk ekziston dhe duan ta zhvillojnë për herë të parë, deri në 1 milionë e 500 mijë lekë të reja. 80% grand për ata që duan të financojnë atë produktin e tyre që sapo kanë krijuar dhe 75% për ata që mund të përfitojnë deri në 9 milionë lekë të reja. Është një mbështetje e konsiderueshme për startup-in në faza të ndryshme./kb
