Autoritetet e Hungsrisë njoftuan se kanë ndaluar shtatë shtetas të Ukraine, të cilët transportonin rreth 82 milionë dollarë në para dhe ar, nën dyshimin për pastrim parash.
Sipas Autoritetit Kombëtar të Tatimeve dhe Doganave të Hungarisë (NAV), operacioni u zhvillua më 5 mars, kur forcat kundër terrorizmit ndaluan dy automjete të blinduara që transportonin para drejt Ukrainës.
Autoritetet thanë se në automjete u gjetën gjithsej 40 milionë dollarë, 35 milionë euro dhe rreth 9 kilogramë ar, që po transportoheshin nga Austria drejt Ukrainës.
“NAV ka nisur procedim penal nën dyshimin për pastrim parash,” thuhet në deklaratën e autoritetit hungarez, duke shtuar se në mesin e të ndaluarve është edhe një ish-gjeneral i shërbimit të inteligjencës ukrainase.
Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, deklaroi se Ukraina duhet të japë shpjegime për transportin e shumave të mëdha të parave nëpër territorin hungarez.
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, tha se personat e ndaluar janë punonjës të bankës shtetërore Oschadbank. Ai shtoi se Kievi ka dërguar një notë zyrtare duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të qytetarëve të tij dhe do t’i kërkojë Bashkimit Evropian të japë një vlerësim të qartë për atë që e quajti “veprim të paligjshëm të Hungarisë”.
Ky zhvillim përbën një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve mes dy vendeve, të cilat tashmë janë përfshirë në një mosmarrëveshje lidhur me dërgesat e naftës dhe mbështetjen financiare për Ukrainën./mxh
