Prokurorët italianë kanë konfirmuar se gazetari Francesco Cancellato dhe dy aktivistë për imigracionin, Giuseppe Caccia dhe Luca Casarini, u hakuan në të njëjtën kohë në fund të vitit 2024. Sipas hetimit të tre ishin pjesë e të njëjtës “fushatë infektimi”.
Sulmet, të zbuluara në telefonat Android të viktimave, datojnë nga 14 dhjetori 2024. Prokurorët thanë se ende nuk kanë gjetur prova që shërbimet sekrete italiane të jenë përfshirë, por hetimi vazhdon për të identifikuar autorët.
Cancellato, i cili drejton një media hetuese që ka publikuar kritika ndaj partisë Vëllezërit e Italisë të Giorgia Melonit, tha: Tani e di me siguri se dikush hyri në telefonin tim dhe vodhi mesazhet.
Ai i bëri thirrje qeverisë dhe parlamentit të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.
Skandali ka përkeqësuar situatën e lirisë së shtypit në Itali, duke ulur vendin në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit nga 41 në 49. Paragon Solutions, kompania që ka zhvilluar softuerin spiunues Graphite, thotë se e shet atë vetëm vendeve demokratike dhe nuk lejon përdorimin kundër gazetarëve.
John Scott-Railton nga Citizen Lab vlerësoi se konfirmimi i prokurorëve është “një fitore për WhatsApp dhe një apel për hetime të mëtejshme ndaj autorëve të sulmit.”/mxh
