Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala i është nënshtruar një operacioni në gjurin e majtë pas një dëmtimi të pësuar gjatë stërvitjes.
Problemi lidhej me një dëmtim të pjesshëm të meniskut të jashtëm, që kishte shkaktuar dhimbje të vazhdueshme prej disa javësh.
Futbollisti e kishte ndier sërish shqetësimin vetëm pak minuta pas fillimit të një seance stërvitore dhe ishte detyruar të ndërpriste menjëherë aktivitetin.
Pas disa përpjekjeve me terapi dhe trajtime alternative, stafi mjekësor vendosi që ndërhyrja kirurgjikale ishte zgjidhja më e përshtatshme. Operacioni u krye dhe shërbeu për heqjen e pjesës së dëmtuar të meniskut.
Parashikohet që lojtari të qëndrojë jashtë fushave për rreth 45 ditë. Fillimisht ai do të ndjekë një program rehabilitimi prej disa javësh. Rikthimi i tij në fushë pritet në fund të sezonit, nëse rikuperimi shkon sipas planit./mxh
