Është mbajtur sot, 7 mars, ceremonia e kalimit të stafetës dhe prezantimit të Ministrit të ri të Mbrojtjes, Ermal Nufi.
Pirro Vengu, në fjalën e tij, theksoi se “do të mbajë gjithnjë me vete frymën e kësaj ministrie”, duke theksuar se “ka fatin t’ia dorëzojë si përgjegjësi një miku dhe bashkëatdhetari të mirë si Nufi”. Ky i fundit tha se do e ushtrojë detyrën me nder e përkushtim.
“Sot e marr këtë detyrë me një ndjenjë të thellë nderi, por mbi të gjitha me një dijeni të plotë për përgjegjësinë që mbart ky institucion për sigurinë e vendit. Në këtë institucion ndërtohen themelet e shtetit, siguria e kombit, garancia e sovranitetit të Shqipërisë.
Personalisht për mua, këtë moment e bën akoma më simbolik fakti që kjo ceremoni organizohet këtu, në Garnizonin “Skënderbej”, i cili nuk është thjesht një hapësirë ushtarake apo administrative, por simbol i traditës, disiplinës, formimit të elitës së ushtrisë shqiptare. Për dekada, janë përgatitur breza të tërë ushtarakësh që i kanë shërbyer me përkushtim vendit. Ky garnizon që mban emrin e heroit tonë kombëtar, simbol i përhershëm i identitetit europian të shqiptarëve, por edhe sakrificës, shpirtit patriotik, që ka karakterizuar gjithmonë ushtrinë shqiptare.
