Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka ndarë një mesazh të fuqishëm lidhur me goditjen e krimit të organizuar. Ai thekson se SPAK do të vijojë të godasë me forcën e ligjit krimin e organizuar.
Në mesazhin e tij, Braho shton se nuk do të kursehet asnjë funksionar publik që bashkëpunon apo lehtëson veprimtarinë e krimit të organizuar.
“Ne do të vijojmë të godasim me forcën e ligjit krimin e organizuar, si dhe çdo funksionar publiK që bashkëpunon apo lehtëson veprimtarinë e krimit të organizuar”, thuhet në mesazhin e kreut të SPAK, Klodjan Braho./mxh
