Last Updated on 08/03/2026 by Anisa
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Varibopit”.
Një automjet që drejtohej nga një grua 39-vjeçare e identifikuar si Nertila Abazaj, teksa po dilte nga fshati Varibop për në autostradë i ka prerë rrugën një furgoni dhe si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur përcaktimin e shkaqeve të aksidentit fatal . Ndërkohë shërbimet zjarrfikëse po ndërhyjnë për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës nga automjeti i dëmtuar.
