Last Updated on 10/03/2026 by Anisa
Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj ndodhet në Uashington, ku është takuar me zyrtarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Lyn Debevoise, i cili mban postin e zëvendës drejtorit për Europën Perëndimore dhe Qendrore.
Shehaj thekson se e ka falënderuar zyrtarin për mbështetjen e SHBA-së për drejtësinë në Shqipëri, por thekson se i ka kërkuar që kjo mbështetje është jetike që të vazhdojë për shkak se prokurorët dhe gjykatësit janë nën sulm të vazhdueshëm nga krimi i organizuar dhe politika.
“Gjatë takimit, kërkova që kjo mbështetje të vazhdojë, sepse prokurorët dhe gjyqtarët janë nën sulme të vazhdueshme nga krimi i organizuar, pushteti politik dhe një pjesë e mediave. E informova gjithashtu për 100 mijë firmat e mbledhura nga Partia Mundësia në mbështetje të drejtësisë, si dëshmi e qartë e vullnetit të shqiptarëve për një Shqipëri perëndimore.”, shprehet ai.
Ai bën me dije se e ka informuar zyrtarin edhe për 100 mijë firmat që kanë mbledhur si një mbështetje për drejtësinë, që sipas tij, tregon dëshminë e qartë të “vullnetit të shqiptarëve për një Shqipëri perëndimore”.
Reagimi i plotë:
Në Departamentin Amerikan të Shtetit takova z. Lyn Debevoise, zv.drejtor për Europën Perëndimore dhe Qendrore.
E falënderova për mbështetjen e palëkundur të SHBA për drejtësinë në Shqipëri.
Për dekada, ëndrra e çdo shqiptari të ndershëm ka qenë fundi i pandëshkueshmërisë. Sot kjo po bëhet realitet. Si kurrë më parë, elita politike dhe kokat e krimit në Shqipëri po përballen me drejtësinë dhe ky është një moment historik.
Gjatë takimit, kërkova që kjo mbështetje të vazhdojë, sepse prokurorët dhe gjyqtarët janë nën sulme të vazhdueshme nga krimi i organizuar, pushteti politik dhe një pjesë e mediave.
E informova gjithashtu për 100 mijë firmat e mbledhura nga Partia Mundësia në mbështetje të drejtësisë, si dëshmi e qartë e vullnetit të shqiptarëve për një Shqipëri perëndimore.
Shqipëria mund të bëhet pjesë e perendimit vetëm kur askush të mos jetë mbi ligjin.
