Nga një alarm i ngritur së fundmi mbi numrin e të paraburgosurve në Shqipëri, pretendohet për një mbipopullim të qelive, por shifrat zyrtare dëshmojnë një realitet tjetër mbi ecurinë e këtyre statistikave në dekadën e fundit.
Realiteti i shifrave dëshmon një rënie të qëndrueshme të numrit të personave që mbahen në paraburgim, duke arritur nivelin më të ulët historik gjatë vitit 2025.
Sipas të dhënave zyrtare të analizuara nga CNA, në vitin 2014 në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale numëroheshin 2,964 të paraburgosur, ndërsa në vitin 2015 kjo shifër mbeti pothuajse e njëjtë me 2,952 persona në qeli.
Situata paraqitet e stabilizuar edhe pas një dekade, ku në vitin 2024 numri i të paraburgosurve ishte 2,941 persona. Trendi rënës është konfirmuar me statistikat më të fundit të vitit 2025, ku ky numër ka zbritur në 2,744 persona, duke shënuar shifrën më të ulët të regjistruar në dhjetë vitet e fundit.
Ndryshimi i përqindjes së të paraburgosurve në raport me totalin e të dënuarve, i cili ka lëvizur nga 48.29% në vitin 2015 në rreth 55.29% në vitin 2025, nuk reflekton një rritje të numrit të arrestimeve, por shpjegohet me rënien e numrit total të personave që vuajnë dënimin me vendim të formës së prerë.
Realiteti i shifrave të paraburgimit/ Bie numri i personave në qeli,
Burgu i Reçit
Lidhur me burimin e këtyre masave të sigurisë, të dhënat tregojnë se SPAK-u mbart vetëm 3.35% të totalit të të paraburgosurve, që i korrespondon rreth 100 personave të akuzuar për korrupsion dhe krime të rënda.
Realiteti i shifrave të paraburgimit/ Bie numri i personave në qeli,
IEVP Peqin
Pjesa dërrmuese e fluksit vjen nga prokuroritë e rretheve dhe Policia e Shtetit për vepra penale më të lehta, ndonëse vihet re një ulje e rasteve për vepra si vjedhja e energjisë apo alkooli në timon, për të cilat dikur qelitë mbusheshin me urdhra masivë./CNA/kb
