Last Updated on 13/03/2026 by EL
Është zbardhur draft-rezoluta që Partia Socialiste dorëzoi në Kuvendin e Shqipëri për të shpallur Iranin si shtet sponsor të terrorizmit.
Këtë nismë të ndërmarrë nga Grupi Parlamentar i PS e kishte paralajmëruar më herët vetë kryeministri Edi Rama.
Projekt-rezoluta dënon gjithashtu sulmet kibernetike të kryera kundër institucioneve të Republikës së Shqipërisë, përfshirë sulmin e vitit 2022 ndaj infrastrukturës shtetërore dhe përpjekjet e fundit për ndërhyrje në sistemet e Kuvendit të Shqipërisë.
Duke qenë se Republika e Shqipërisë është fuqimisht e përkushtuar ndaj parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, të drejtës ndërkombëtare dhe mbrojtjes së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare;
Duke qenë se terrorizmi në të gjitha format dhe shfaqjet e tij përbën një nga kërcënimet më serioze ndaj paqes ndërkombëtare, sigurisë dhe shoqërive demokratike;
Duke qenë se raporte të besueshme dhe vlerësime ndërkombëtare kanë dokumentuar në mënyrë të përsëritur përfshirjen e autoriteteve të Republikës Islamike të Iranit në financimin, trajnimin, armatosjen dhe drejtimin e grupeve dhe organizatave të armatosura jo-shtetërore të shpallura si entitete terroriste në disa rajone;
Duke qenë se Republika Islamike e Iranit, përmes institucioneve të saj shtetërore, përfshirë Gardën Revolucionare Islamike (IRGC) dhe strukturat e lidhura me të, ka mbështetur dhe koordinuar aktivitete që destabilizojnë vende në Lindjen e Mesme dhe më gjerë;
Duke qenë se Republika e Shqipërisë ka qenë vetë objekt i veprimeve armiqësore në hapësirën kibernetike, përfshirë sulmin e rëndë kibernetik ndaj institucioneve shtetërore shqiptare në vitin 2022, i atribuar strukturave të lidhura me Republikën Islamike të Iranit, si dhe përpjekjet e ditëve të fundit për sulme kibernetike ndaj sistemeve të Kuvendit të Shqipërisë;
Duke qenë se aktet e dhunës dhe të agresionit, përfshirë sulmet kibernetike kundër institucioneve shtetërore, infrastrukturës kritike dhe shteteve sovrane përbëjnë shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe mund të përbëjnë forma të terrorizmit;
Duke qenë se përdorimi sistematik i frikësimit, i grupeve të armatosura proxy, si dhe i mjeteve hibride për të përhapur frikë dhe destabilizim është i papajtueshëm me normat e marrëdhënieve paqësore ndërkombëtare;
Duke qenë se Republika e Shqipërisë, si anëtare e NATO-s dhe vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka në themel të politikës së saj të jashtme dhe të sigurisë parimet e solidaritetit demokratik, shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes së paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar;
Duke qenë se populli dhe institucionet shqiptare mbeten të përkushtuara në luftën kundër terrorizmit në të gjitha format e tij dhe në mbajtjen përgjegjës të atyre që sponsorizojnë ose kryejnë akte terrori;
– të forcojë masat kombëtare dhe ndërkombëtare për të luftuar terrorizmin e sponsorizuar nga shtetet dhe kërcënimet kibernetike;- të bashkëpunojë ngushtë me vendet aleate dhe partnere në parandalimin dhe luftimin e financimit të terrorizmit dhe aktiviteteve të lidhura me strukturat shtetërore iraniane;- të mbështesë nismat në organizatat ndërkombëtare që synojnë përgjegjshmërinë për aktet e terrorizmit, sulmet kibernetike dhe shkeljet e së drejtës ndërkombëtare.
– të shpallë menjëherë Gardën Revolucionare Islamike (IRGC), si organizatë terroriste,
– të shpallë gjithashtu Hezbollah si një organizatë terroriste proxy të Republikës Islamike të Iranit, duke iu bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Hollandës dhe një numri shtetesh anëtare të BE-së si dhe vende të tjera, të cilat e kanë ndërmarrë më parë këtë përcaktim../et
