Disa sulme ajrore kanë tronditur periferitë jugore të Bejrutit gjatë natës, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve NNA të vendit, ndërsa Izraeli njoftoi operacione tokësore të kufizuara dhe të synuara kundër Hezbollahut në jug të vendit.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se kryen sulme “kundër objektivave të shumta terroriste me qëllim zbutjen e kërcënimeve në mjedisin operativ përpara hyrjes së trupave të tyre tokësore”.
Sulme të shumta u raportuan në të gjithë Libanin jugor. Ministria e shëndetësisë e Libanit tha se 850 persona janë vrarë dhe më shumë se 2,100 të plagosur që nga fillimi i konfliktit.
Paqeruajtësit e OKB-së thanë në një deklaratë të dielën se u sulmuan dyshohet nga grupe të armatosura jo-shtetërore ndërsa kryenin patrullime në bazat e tyre. Askush nuk u lëndua nga sulmi.
Ndërkohë, Hezbollahu tha dje se kishte nisur 25 sulme që synonin vende në Izrael, Lartësitë e Golanit dhe pozicionet e Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) në Liban. /Kb
