Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo në një konferencë për shtyp, i është përgjigjur interesit të gazetarëve në lidhje me reformën territoriale, punën e bashkive dhe si do të ndikojë ky ndryshim në procesin e integrimit të BE-së në Shqipëri.
Sipas Demos, kjo është një sfidë e vështirë, duke e konsideruar një cunam në lidhje me detyrat që duhet të përmbushin bashkitë për të mos u kthyer sërish në problematikat që kanë pasur më parë.
“Momenti që ne e përkuziojmë këtë ëndërr për dekada pra integrimin, të gjithë jemi duke u përgatitur që kapitulli të mbyllet në 2027. Mendoj që edhe në momentein që do jemi në BE kemi shumë për të bërë. Procesi i intergimit është shumë kompleks. Objektivi që ka qeveria, që të mbyllim kapitullin në 2027 nuk do thotë që çdo gjë është zgjidhur, por kërkon një transformim radikal të gjithë institucioneve.
Një cunami është duke ardhur sa i përket detyrave që duhet të bëjnë bahskitë
Besoj që mentaliteti është më i vështirë për tu ndryshuar se sa një paketë ligjore.
Ky realitet i ri kërkon shumë energji nga të gjitha institucionet dhe ato lokale, duhet të jenë të gatshëm të ngrejnë veten në një nivel tjetër , duhet t’i fasilitojmë me instrumente, se kjo është një sfidë e përbashkët. Është një sfidë që i përket të gjithë shoqërisë jo vetëm institucionet.
Kjo prek çdo qelizë të shoqërisë. Është një sfidë e lehtë por e rëndësishme është që kemi qasjen e duhur dhe po ndërtojmë instrumente që këtij rrugëtimi t’i përgjigjemi me sukses”, tha Demo./kb
