Një çift britanik ka deklaruar se zotëron koleksionin më të madh privat të xhin-it në botë, të quajtur “The Gin Library”.
Çifti Ali dhe Caroline Bullock e ka krijuar koleksionin në hotelin e tyre Solar Branco Eco Estate në ishullin Sao Miguel, në Azore.
Fillimisht synonin të ndaleshin në 1,000 shishe, por koleksioni ka tejkaluar tashmë 2,000 shishe. Ata pretendojnë se është koleksioni më i madh privat në botë.
Shishet vijnë nga shumë vende të botës, përfshirë Australinë, Zelandën e Re dhe disa shtete jo tradicionale për prodhimin e xhin-it.
Vizitorët mund të sjellin një xhin që nuk është pjesë e koleksionit dhe ta shkëmbejnë me një nga markat e prodhuara në Azore.
Koleksioni është një atraksion unik dhe pjesë e konceptit të hotelit, duke e kthyer atë në një destinacion të veçantë për dashamirësit e xhin-it./mxh
