Për ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit. Reshjet e shiut, të herëpashershme dhe me intensitet të ulët, pritet të nisin që në orët e para të ditës dhe të vijojnë deri në mesditë.
Pas mesditës, reshjet do të jenë më të përqendruara në zonat jugore dhe përgjatë relieveve malore, duke vijuar deri në orët e vona të pasdites. Në zona të izoluara, reshjet mund të marrin formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore mund të arrijë deri në 11 m/s./kb
