• Ushtria amerikane ka përdorur bomba të fuqishme të njohura si “deep penetrator” për të goditur objektiva raketore iraniane përgjatë Ngushticës së Hormuzit, në një përshkallëzim të ri të tensioneve në rajon.
• Shefi i ushtrisë iraniane ka paralajmëruar një përgjigje “vendimtare”, pas vrasjes së kreut të sigurisë, Ali Larijani, i cili konsiderohet zyrtari më i lartë i vrarë që nga lideri suprem Ali Khamenei. Vdekja e tij ka thelluar krizën në zemër të udhëheqjes iraniane.
• Ndërkohë, sulmet hakmarrëse gjatë natës nga Irani dhe grupet e tij aleate kanë vijuar. Në Tel Aviv, dy persona kanë humbur jetën pasi pësuan plagë të rënda nga copëzat e shpërthimeve, sipas shërbimeve të emergjencës.
• Në Bejrut, Izraeli ka ndërmarrë një seri sulmesh vdekjeprurëse në zonat qendrore të qytetit dhe ka urdhëruar evakuime në jug të Libanit, në vijim të ofensivës kundër Hezbollahut./kb
