Komisioni i Disiplinës ka dënuar trajnerin e Egnatias, Edlir Tetova, me gjashtë muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF-ja.
“Tërhoqi ekipin nga fusha, shkeli ligjet e lojës dhe veproi në kundërshtim me integritetin e aktivitetit”, thuhet në vendimin e “Disiplinës”.
Rasti në fjalë ka të bëjë me ndeshjen Egnatia-Vllaznia më 13 mars, ku pas ndëshkimit me të kuqe të një lojtari të tij, ekipi rrogozhinas u tërhoq për disa minuta nga fusha, por më vonë u rikthyen sërish.
Në atë sfidë, Tetova u ndëshkua edhe me karton të kuq për protesta.
