Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se duhet të ketë “një moratorium” për sulmet që synojnë infrastrukturën civile, pas sulmeve në zonat që prodhojnë gaz në Iran dhe Katar.
Në një postim në X, Macron ka bërë me dije se ka zhvilluar një bisedë me presidentin e SHBA Donald Trump dhe Emirin e Katarit duke thënë se është në interesin e përbashkët të zbatohej një ndalesë pa vonesë, veçanërisht në objektet e furnizimit me energji dhe ujë.
“Popullatat civile dhe nevojat e tyre thelbësore, si dhe siguria e furnizimit me energji, duhet të mbrohen nga përshkallëzimi ushtarak”, ka deklaruar ai./Kb
