Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i i ftuar në emisionin “Trialog”, foli për protestën e lajmëruar nga opozita më 22 mars.
Ai u shpreh se situata në vend është e tensionuar dhe e mbushur me pakënaqësi qytetare. Sipas tij, qytetarët kanë dalë tashmë në rrugë dhe përbëjnë thelbin e revoltës kundër qeverisë.
“Njerëzit i kemi në shesh, bulevardi vlon nga revolta e qytetarëve ato janë njerëzit. Ata janë shpirti i revoltës qytetare, në regjime liritë mungojnë dhe në Shqipëri mungojnë. Në regjime të drejtat privohen, në Shqipëri privohen”, u shpreh Noka.
Gjithashtu, ai theksoi se një qeveri që nuk udhëhiqet nga norma dhe standarde demokratike lë si alternativë të vetme reagimin qytetar.
“Në një qeveri që nuk ka moral dhe nuk udhëhiqet nga normat dhe standardet ka vetëm një rrugë revolta dhe kryengritja. Kudo në demokraci kur dalin dhe vërshojnë qytetar në protesta qoftë edhe në protesta lokale, qeveritë shkojnë atje për të gjetur zgjidhje”, tha ai.
