Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 20 mars, është tentuar të vidhet një argjendari në qytetin e Pogradecit.
Siç raporton gazetarja e Klan News, Daniela Zisi, pronari i biznesit tregon se kjo nuk është hera e parë që argjendaria e tij bëhet objekt sulmi, ndërsa autorët ende nuk janë identifikuar nga policia.
Sipas tij, në rastet e mëparshme grabitësit kanë arritur të marrin sende me vlerë, duke shkaktuar dëme që kapin shifrën mbi 15 mijë euro./kb
