Pas javësh të tëra presioni pas publikimit të dosjeve të Departamentit të Drejtësisë në SHBA, Princesha Mette-Marit ka pranuar se marrëdhënia e saj me Jeffrey Epstein ishte pasojë e një “gjykimi të dobët”.
Gjatë intervistës për BBC, ajo deklaroi se ishte viktimë e një manipulimi që nuk e kishte kuptuar në kohë.
“Ndihem aq e manipuluar, dhe kur manipulohesh, nuk e kupton që në fillim. Është jashtëzakonisht e rëndësishme për mua të marr përgjegjësi për moskontrollimin e sfondit të tij me më shumë kujdes,” deklaroi princesha e kurorës norvegjeze.
Ndonëse u pyet mbi faktin se në vitin 2011 emri i Epstein lidhej botërisht me pedofilinë dhe abuzimet, Princesha pretendoi se nuk ihshte ne dijeni .
E ulur pranë bashkëshoqrtit të saj, Princit të Kurorës Haakon, Mette-Marit shpjegoi se njohja erdhi përmes një miku të përbashkët dhe se takimet ishin pjesë e rrethit të saj privat, ndaj nuk kishte informuar pallatin mbretëror apo ministrinë e jashtme.
Intervista vjen në një moment delikat për familjen mbretërore, pasi u regjistrua në ditën e fundit të gjyqit për përdhunim të djalit të saj, Marius Borg Høiby./mxh
