Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi nuk zbatoi urdhrin e policisë për t’u ndaluar. 35-vjeçari nuk arriti të ndalet në pikën e kontrollit të karabinierëve dhe pas një ndjekjeje të gjatë, humbi kontrollin e makinës së tij dhe përfundoi duke dalë nga rruga.
Incidenti ndodhi në Pian d’Assino gjatë një operacioni kontrolli territorial në Umbertide. Oficerët e policisë urdhëruan shqiptarin të ndalonte, por në vend që të ndalonte, ai u largua me shpejtësi të lartë, duke rrezikuar sigurinë e përdoruesve të rrugës.
Fatmirësisht nga incidenti nuk pati persona të lënduar apo automjete të tjera të përfshira./mxh
