Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, publikoi një mesazh të shkurtër në platformën e tij Truth Social mëngjesin e kësaj të hëne.
Në postimin e shkruar ai theksoi: “PAQE PËRMES FORCËS, PËR TA THËNË ME BUTE!!!”.
Me anë të këtij postimi, Donald Trump përsëriti qëndrimin e tij përpara një afati kyç për Iranin në Ngushticën e Hormuzit.
Ai ka paralajmëruar për veprime ushtarake nëse rruga ujore nuk rihapet brenda 48 orëve. Irani është përgjigjur me kundërkërcënime, duke ngritur shqetësime për përshkallëzim të mëtejshëm në rajon.
Ngërçi ka rritur frikën për ndërprerjet globale të furnizimit me naftë dhe paqëndrueshmërinë e tregut.

